Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas kritikave të forta të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili tha nga foltorja e Kuvendit se qeveria duhet të ndahet nga oligarkët.
Në një video-konferencë me gazetarët, kryeministri Rama se në vendin tonë ka biznesmenë dhe sipërmarrës, por jo oligarkë.
Sipas tij, oligarkë janë ata persona që influencojnë drejtpërdrejt vendimmarrjen e qeverisë dhe parlamentit, dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre.
“Nuk kam asnjë ndjenjë të posaçme. Është hapësirë e lirë diskutimi, qasjesh, pozicionesh dhe unë i mbetem asaj që kam thënë, jo sepse e kam thënë unë, por sepse besoj edhe sot që në Shqipëri nuk ka oligarkë. Mjafton të referohemi te termi dhe të nxjerrim konkluzione. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se tjerët, oligarkët janë ata që influencojnë drejtpërdrejt vendimmarrjet e qeverisë apo parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre.
Deklarata e kryeministrit:
Në Shqipëri nuk ka oligarkë mjafton tu referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzione. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët. Oligarkët janë ata që influencojnë drejtëpërdrejtë vendimmarrjet e qeverisë apo të parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre. Nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri, dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë I diktuar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me interesat e vendit” .
