I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”, deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar situatën aktuale në PD dhe luftën që i ka shpallur Berisha kryetarit aktual Basha për të marrë drejtimin e PD.

Salianji ka folur edhe për përballjen e tij në distancë me Kokalarin duke e quajtur një njeri pa përfaqësim dhe pa asnjë kontribut në PD.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.

Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.”, u shpreh Salianji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re