“ADEL HOLDING”, rrjeti i kompanive, pjesë e të cilës është edhe EUROVIA që denoncohet nga opozita për tenderin e ushqimeve, ka sqaruar gjithçka. Në një reagim zyrtar, ‘Adel Holding”, hedh poshtë akuzat se kompanitë e tyre janë marrë vetëm me kompjutera dhe shton se prej vitesh ata operojnë edhe në transportimin e mallrva dhe produkteve ushqimore. Përsa i përket vlerës së tenderit, sipas EUROVIA, nuk është 1.5 milionë euro, siç pretendon Opozita, por thuajsë gjysma e kësaj shume, 830 mije euro.

“Adel Holding” sqaron se ky reagim është bërë në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe se janë krenarë që në një kohë kur kufijtë janë mbyllur, ata iu gjendën pranë vëllezërve shqiptarë, për t’u dërguar produktet ushqimore.

Komunikata e plotë e kompanisë

PD-ja ka kallëzuar në SPAK, (prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas PD, MM i ka dhënë një tender në kundërshtim me procedurat kompanisë “Eurovia”. Tenderi që lidhet me ushqimet i është dhënë kësaj kompanie, e cila deri para disa ditësh sipas Opozitës kishte si objekt aktiviteti vetëm tregtinë e kompjuterave dhe aksesorëve elektronikë. Xhaçka, këto akuza i quajti montime “alla Babale” dhe shtoi se procedura është e rregullt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re