Ardit Bido, kandidat i PS në Vlorë i cili siguroi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 Majit, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për akuzat e PD lidhur me manipulimin e votave nga ana e PS.
Socialisti tha se procesi zgjedhor shkoi shumë mirë, ndërsa theksoi se “alibitë e opozitës për vjedhje të votave sa herë që humbet një zgjedhje janë histori që përsëriten çdo periudhë pas zgjedhje nga ana e tyre.”
Ardit Bido: Procesi zgjedhor eci normalisht ne nuk kemi pasur incidente të rënda gjatë procesit. Nuk pashë asnjë proces real në procesin zgjedhor në përgjithësi.
Ka një mospërputhje totale mes asaj që shohim në terren dhe asaj që shohim në studio.
Ky realitet i Shqipërisë reale dhe realiteti studiove televizive, siç pritej e kemi diskutuar në mars këtë në shkurt që në fund të majit humbësi do dalë e do thotë që u vodhën zgjedhjet. Është e njëjta histori që përsëritet çdo pas zgjedhje nga opozita që ngrihen pretendime me një si alibi e humbjes së zgjedhjeve.
Nëse opozita do vazhdojë që kalin e vetë të betejës të ketë gjërat që vetë qytetarët i kanë parë vet që nuk ekzistojnë si çështje dhe të mos ngre ato probleme që ata kanë realisht dhe që besojnë në shumice PS që do zgjidhte edhe probleme që kanë krijuar vetë e eksponentë të saj.