Skip to content

Akuzat e PD për tokën në bregdet si investim strategjik/ Reagon Xhaçka: Përgjigjja ime e shkurtër është…

  • 23/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministrja ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për sulmet dhe akuzat e opozitës për tokën në bregdetar si investim strategjik.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Xhaçka tha se ajo dhe bashkëshorti I saj nuk kanë shkelur asnjë ligj as unë. Ministrja theksoi se nuk është në konflikt interesi.

 

 

“U bë një kohë shumë e gjatë që kjo çështje ngrihet nga deputeti Shehaj, herë si deputet i PD së bashkuar, e herë si deputet i gjysma PD-së ku bën sot pjesë, por nuk e kisha besuar kurrë që kjo furtunë e radhës në gotë do të arrinte një ditë të meritonte kaq shumë vëmendje.

Dhe më vjen keq për kolegun që është marrë me këtë punë shumë gjatë, që do t’i jap një përgjigje shumë të shkurtër sepse sinqerisht kjo është një çështje për të cilën s’ke çfarë thua më gjatë.

Përgjigja e shkurtër është që jo, nuk kam shkelur asnjë ligj as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as kryeministri e askush. Nuk jam në konflikt interesi as unë e askush. Këtë e dinë mirë edhe kolegët e opozitës, edhe kolegu që i ka hipur kësaj furtune në gotë si ta kishte kalë beteje. Ose nëse nuk e dinë, do të bënin mirë të merrnin një jurist t’ua shpjegonte sepse është turp të jesh në këtë parlament, të pretendosh që përfaqëson interesat e një pjese të elektoratit e të bësh oponencën e qeverisë, e të mos kuptosh as ligjet për të cilat flet.”, tha Xhaçka.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë