Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi ka reaguar pas akuzave për trafikim të qenieve njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni nga 15 deputetë të PD.

Kokoneshi ka mohuar akuzat dhe ka thënë se për të njëjtat shpifje ëshë hetuar edhe në vitin 2019 dhe ka rezultuar i pastër.

 

Kryebashkiaku ka akuzuar për shpifje e shantazh anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Sterkaj me të cilin, Kokoneshi ka bërë debat edhe një javë më parë.

 

“Ndaj Sterkaj, pronar i Divjaka Resort, Administrata e Bashkise ka nisur të bëjë verifikimin e pasurisë shtet , ndaj vjen ky reagim ku Gaz Bardhi ka pasur strehën e vet. Unë ia kam deleguar policisë të hetojë.”

 

Kokoneshi thote se nuk heq dorë për zbardhjen e çështjes të cilën që prej 2018 e kam në prokurori për shpifje.

 

Unë kam qenë në Itali dhe PD për të gjithë njërëzit që kanë qenë në emigracion kanë një urrejtje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re