Kreu i ri i Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri ka reaguar pas akuzave të PD se ai është është dënuar dhe dëbuar nga Italia.

Pjetri thotë se të vërtetën e tij e deklaroi para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.

E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.

Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.”- shkruan Pjetri.  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re