Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, ku po diskutohet mandati i tij, pasi akuzohet nga PD se ka përfituar para nga Buxheti i Shtetit, ka folur.

 

“Mandatet e dy faturave në këto biznese janë 350 mijë lekë. Unë nuk jam bërë biznesmen kur jam bërë politikan, kam qenë që prej 20 vitesh. Dhe rrogën time të deputetit e kam bërë donacion te njerëzit në nevojë. Nuk kam përfituar fare, as rrogën time. Më vjen keq për Bardhin që është lodhur të marrë informacion nga Thesari. Si nuk e gjete që kam dhënë 100 milionë lekë për tërmetin në buxhetin e shtetit, si nuk e gjete ky Big al grupi, një ditë pasi kam dhunuar 100 milionë lekë, ka dhunuar 100 mijë euro.  Fjala e shenjtë thotë bëjë të mirën me një dorë, dhe fshih tjetër, por ju më plasët cipën këtu. Biznesi im është familjar, ka siguruar punonjësit nga siguracione private. Nuk jam përfitues, jam donator në buxhetin e shtetit. Ajo që kërkove të bësh është nj ë farsë, nuk ka asnjë bazë ligjore”, tha Sinaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re