Ministri i jashtëm i Kinës thotë se pretendimet se vendi i tij po kryen gjenocid ndaj Ujgurëve etnikë myslimanë janë “qesharake absurde” dhe “një gënjeshtër e plotë”.
Wang Yi bëri komentet gjatë konferencës së tij vjetore të shtypit të dielën.
Një numër shtetesh, përfshirë SH.B.A., kanë përdorur termin gjenocid për të përshkruar trajtimine njerëzve Ujgurë nga ana e Kinës.
Kjo vjen në mes të pretendimeve për rritje të abuzimeve në “kampet e riedukimit” për Ujgurët në provincën Xinjiang.
Kina është akuzuar për kryerjen e sterilizimeve të detyruara ndaj grave Ujgure dhe ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre.
Hetimet e BBC sugjerojnë se Ujgurët po përdoren për punë të detyruar dhe kanë zbuluar akuza për përdhunim dhe torturë sistematike. Kina ka ndaluar televizionin BBC Ëorld Neës mbi mbulimin e korporatës për çështjen Ujgur dhe koronavirusin.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
