Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana i është përgjigjur akuzave të Agron Shehja për proces të parregullt dhe përjashtimin e vëzhguesve të tij.
Gjanaj tha se Shehaj ka kërkuar që disa përfaqësues që janë në degë të tjera t’i çojë në degë të tjera psh nga Maliqi ta çojë në Korçë, por kjo sipas tij nuk mund të bëhet.
“Kemi patur probleme në 7 apo 8 raste të përfaqësuesve të Harxhit pasi erdhën disa propozime që u rrëzuan nga komisionet, ose nuk kanë pasur kartë anëtarësie ose nuk kanë qenë në listë ose janë deleguar nga një degë në një tjetër.
Nuk është pranuar vëzhguesi i kandidatit Agron Shehaj pasi ai atë të Kavajës ka tentuar ta sjellë në Tiranë dhe të Maliqit në Korçë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka përfaqësim, por ka kritere ku komisioni ka marrë shënimet përkatëse.
Nga ora 08:00 deri në 11:00 për llogari të Shehja janë marrë vendime dhe plotësuar me përfaqësues të tjerë Kruja, Lushnja, Dega 4, Kavaja, Maliqi dhe Shkodra. Për 30 minuta është bërë zëvendësimi i vëzhgueses së Shehajt në njësin 5. Zonja u largua pasi për dy orë rresh krijoi probleme në qendrën e votimit, ka marrë penalitet dhe është larguar nga qendra e votimit”, tha Gjana.
