Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një deklaratë për mediat ka folur për Censin e Popullisë, duke thënë se ka dështuar.

 

Sipas Dules, në shumë zona qytetarët nuk janë pyetur për përkatësinë e tyre etnike dhe gjuhën që flasin.

 

Kreu i PBDNJ-së tha se ka paraqitur ankesat në nivelet më të larta të INSTAT por nuk kanë marrë një qëndrim pozitiv.

 

“Janë shumë zona ku as janë pyetur qytetarë për përkatësinë e tyre etnike dhe gjuhën që flasin.

 

Ajo që mund të them është se ka dështuar dhe për çudinë tonë dhe kur i kemi paraqitur ankesat tona në niveleet m ëtë lartë të instatit nuk kemi gjetur asnjë reflektim pozitiv”, tha Dule.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re