TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për herë të dytë në Prokurori. Basha ka mbërritur pak minuta më parë tek Prokuroria e Tiranës ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me akuzat nga deputetit socialist Taulant Balla për kapjen e dy automjeteve “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro.
Pas dëshmisë Basha do të ketë një komunikim me mediat. Ndonëse kreu i PD-së është paditur disa herë, kjo është hera e dytë që shkon personalisht në prokurori.
Më 12 tetor Basha ka dëshmuar per afro 45 minuta në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’ pasi kallëzimit nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.
(m.k/BalkanWeb)