Anetari i Kryesise se PD, Eno Bozdo thote se  akuzat per korrupsion ndaj Sali Berishes se fundmi edhe nga Britania, jane qesharake.

Kanë shpallur “non-grata” inteligjencën tonë, madje dinjitetin tonë.Sepse edhe më budallai në këtë tokë e di që Sali Berisha është sot në opozitë denoncuesi, dhe dje në qeveri goditësi më i madh i krimit të organizuar. Sa për akuzat për korrupsion, janë kaq qesharake saqë nuk vlen t’i komentosh.

Bozdo thote se keto akuza ndaj Berishes jane fyerje dinjiteti dhe inteligjence per cdo shqiptar, po te mendosh se ne qeveri, sipas tij eshte Edi Rama njeriu i skandaleve dhe i korrupsionit.

Sot përballë është Edi Rama që kanabizoi vendin, që e ngriti korrupsionin në kult, që mbrojti Saimir Tahirin madje e mori me vete ne Shtëpi të Bardhë, që po e shpërndan Shqipërinë si plaçkë mes PPP dhe ndërtimeve, që vetë komunikon me krimin dhe për krimin, që ka 2 ministra dhe nja 7 deputetë në burg, që vuri krimin në krye të çdo institucioni, në bashki, ujësjellsa, agjenci qeveritare, madje e futi atë në Parlament, që ka një ministër drejtësie të kapur duke blerë vota në Dibër, që ka një administratë që është e aftë vetëm të korruptojë dhe asgjë tjetër.Çfarë mund të themi për megaaferën e Inceneratorëve, rrugëve 20 mln euro për kilometër, për konçesionet në shëndetësi, për Butrintin dhe Amfiteatrin e Durrësit?Çfarë mund të themi për amnistinë fiskale të krimit, apo rrënimin ekonomik? Po për arsimin dhe shëndetësinë falas? Po për kadastrën që i shkatërrohen përditë regjistrat e pronës?Shqipëria e këtyre 10 viteve të fundit është një makth i madh në çdo drejtim. Dhe për këtë e ka fajin Sali Berisha sepse me iPad e tij u lidh me krimin, që krimi të bashkëpunonte ngushtë me Edi Ramën, dhe që ky i fundit të rrënonte Shqipërinë?A mund të më thotë dikush, a nuk është kjo një padrejtësi dhe fyerje dinjiteti dhe inteligjence?A nuk është kjo ngjarje një këmbanë alarmi për të gjithë ata që presin nga qielli rënien e këtij regjimi? Mjafton pra të kuptojmë se kjo rrugë po e shpie Shqipërinë në greminë dhe pengesa e fundit, si dhe mundësia e fundit, mbetet PD. Mesa duket, prandaj po goditet ajo!Zgjedhja është personale. Çdokush mund të besojë çfarë të dojë dhe të veprojë si të dojë. Por fakti mbetet: kanë shpallur “non-grata” inteligjencën dhe dinjitetin tonë. Të paktën të atyre që ende e kanë një të tillë!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re