Kreu i Partisë për Bashkim dhe të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka folur mbrëmjen e sotme për akuzat ndaj kandidatit të Koalicionit Bashkë Fitojmë Fredi Beleri për përfshirje në masakrën e Peshkëpisë.

Ai u shpreh në studionin e emisionit “Log.” në Panorama TV se Beleri ka kandiduar edhe më herët në zgjedhjet e vitit 2019 dhe në atë kohë mandati iu hoq pa të drejtë. Sipas tij gjykimet për individë të caktuar mund të jepen vetëm nga gjykatat dhe vendimet e tyre.
“Zoti Beleri nuk është hera e parë që kandidon. Në vitin 2019 ai kandidoi si i pavarur. Atëherë përjashtohet pa asnjë argument gjoja mbështetur në ligjin e dekriminalizimit. Nuk lejohet të kandidojë. Gjykohemi të gjithë nga gjykatat dhe nga vendimet e tyre”, deklaroi ai.
