Ditët e fundit, gazetat kanë ribotuar një intervistë të Sali Berishës të vitit ’97 për një televizion iranian ku ai e quan SHBA-në fuqi koloniale dhe e akuzon Kishën Ortodokse shqiptare se ka bërë kontrabandën e naftës me ish Jugosllavinë ndërsa për firmat piramidale fajëson BERZH-in dhe bankat perëndimore.

Analisti dhe gazetari Mero Baze, në “Tema e Ditës” në ABC News, duke komentuar këto akuza të Berishës, tha se ai i ndryshon qëndrimet sipas interesit të tij.

“Berisha ka pasur disa qëndrime për akuzat ndaj SHBA. Në ’97 ai ka qenë gati në situatë të papërgjegjshme me akuzat që thoshte. Të tre këto akuza lidhur me pretedimin se ishte prishur me SHBA për bazat ushtarake me arsyet që janë ndërtuar firmat piramidale dhe lidhur me thyerjen e embargos së naftës ka qëndrime të ndryshme. Për bazat ushtarake, për shtypin italian ka thënë se u prisha me amerikanët sepse më kërkuan Sazanin, për anglezët ka thënë se më kërkuan bazën e Bizës në Martanesh, për iranianët ka thënë më kërkuan Durrësin. Në fakt, asnjëri s’i ka kërkuar asgjë. Berisha kishte konceptin komunist që kjo arsye e bazës ushtarake është një arsye shumë e fortë për t’u prishur me Amerikën, me atë mentalitetin e Enver Hoxhës që nuk duhen pranuar në Shqipëri. Për kontrabandën e naftës ka disa versione, në fillim tha që e bënë fshatarët e veriut që kalonin ne bidona në krah, pastaj pranoi se kishte bërë marrëveshje me presidentin e Malit të Zi, pastaj tha se ma kërkuan liderët e Kosovës ndërkohë që nafta shkonte në Mal të Zi. Për firmat piramidale njëherë thoshte i infiltruan grekët, njëherë italianët, pastaj FMN. Pra që në atë kohë ka pasur dhjetëra versione për secilën ngjarje. Tani në kushtet e reja në të cilat ndodhet i izoluar dhe non grata, përpiqet sërish të shpikë arsye të tjera. Është një traditë e tij, dhe destabilizim mendor për të shkuarën e vet.“, tha ai.

Pyetje: Disa ditë më parë, Berisha ka thënë se Ilir Rusmajlin e ka shkarkuar si ministër drejtësie dhe nga zëvendës kryeministër pasi ishte përplasur me ish drejtorin e burgjeve për një tender në favor të vëllait të tij. Si qëndron e vërteta?

“E vërteta është që Rusmajli vuri në siklet qeverinë me aktin e dorëheqjes së tij për një thyrje të kodit etik nga vëllai i tij, i cili ka biseduar me drejtorin e burgjeve për një tender që nuk është zhvilluar kurrë. Berisha edhe këtu ka disa versione. Kur ka dhënë dorëheqjen Rusmajli, e kanë r. E kanë mbrojtur edhe shtypi opozitar në atë kohë gjestin e tij. Dhe në një farë mënyre, ai vendosi një standard të lartë etik për qeverinë e tij. Kurse Berisha thotë tani se e shkarkoi drejtorin e burgjeve se ai ishte zëvendëskryeministër. Pra përpiqet të ngatërrojë historinë. Rusmajli është shkarkuar si zëvendëskryeministër 6 muaj më përpara pasi nuk firmosi letrat e Berishës për djalin e tij në Gërdec. E hoqi si zëvendës kryeministër për këtë shkak dhe e la ministër drejtësie kështu që nuk kishte se si të vepronte si zëvendës kryeministër kur ishte hequr prej kohësh.“, shtoi Baze.

Ndërkohë akuzave të Berishës ndaj tij se ka shitur zgjedhjet në Durrës në 200, Baze iu përgjigj:

Kishte porositur një gazetar ta pyeste dhe ishte shumë zbavuitëse si akuzë. Në fakt, unë jam larguar në mesditë nga zgjedhjet në vitin 2001 për shkak se Ilir Meta si kryeministër në zonën e Shijakut ku unë kandidova, i kishte mbyllur votimet në 7 të mëngjesit ndërkohë që ato fillonin në orën 8. Në 8 kur shkuan komisionerët ishin mbushur kutitë. Unë kam dorëheqjen në drekë, më ka mbështetur në këtë dhe e ka përdorur dorëheqjen time për të diskretituar ato zgjedhje. I vetmi argument që ka pasur kundër atyre zgjedhjeve ka qenë dorëheqja ime.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re