Mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel po diskutohet për akuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një moment kur nuk e priste askush.

Analisti Andi Bushati në opinionin e tij tha se kjo mund të quhet situatë dramatike, por ende nuk dimë se sa dramatike është ajo që kemi shmangur.

Ndërkohë ai tha se i dërguari i Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi, kishte një tjetër skenar, që ishte shumë i vështirë për t’u besuar.

“Mund të quhet dramatike, por jo dhe aq nëse po kërkohet të shmanget një gjë akoma më dramatike. Nuk e dinim që ajo që do ndodhte në SHBA do ishte e mirë për Kosovën. Ky është vendim me prapavijë politike. Për të ndaluar atë që do ndodhte në Uashtingon më datë 27. Grenell do dhuronte një paketë të madhe ekonomike për shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Serbisë që do ishin aq mirë ekonomikisht sa do shkonin mirë me njëri-tjetrin. Përrallë që nuk e ha asnjë fëmijë i vogël.  Prandaj atje do luhej një gjë e fshehtë,” tha Bushati.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re