Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar, pas akuzave për krìme lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Basha shprehet se UÇK-ja luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genōcidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Ai shton se ka bindjen se Thaçi e Veseli do të dëshmojnë pafajësinë përpara botës.

Postimi i Lulzim Bashës:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genōcidi tek sprāstrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë.

Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë.

Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re