Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për akūzat e ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, deklaroi se ka të ngjarë që akūzat të jenë akt i përplāsjes mes SHBA-ve dhe BE-së.

Mustafaj tha se, pavarësisht akuzave, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

“Rezultati është se dështoi negociata në Uashington. Dështoi negociata e presidentit Donald Trump. Për herë të parë SHBA mori përsipër që të ndërmarrë bisedimet dhe dështoi. Proklurori që ka publikuar akuzat ka shkelur kodin e procedurës. Ka ligje, që për sa kohë gjyqtari nuk e ka pranuar akāzën, nuk mund ta publikosh. Mund të jetë akt i përplasjes mes SHBA dhe BE. Aktakāza mban firmën më datë 24 maj dhe për dy muaj nuk u publikua.

Nëse është përplasje SHBA- BE, i bie që njëra palë e ka përdorur prokurorin. Prokurori është amerikan sa di unë. Gjithçka ka shumë të panjohura. Rezultati ishte sabotim i samitit. Unë besoj se dënohet Thaçi apo jo, dialogu duhet të vazhdojë për të çuar në marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Unë do thosha që Hoti duhet të shkonte në Uashington, për të thënë se Kosova ka besim tek faktori amerikan. Thaçi në mënyrë të përsëritur ka thënë se çështjen mund ta zgjidhë vetëm Amerika e jo BE”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj theksoi se në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Vuçiç duket se është më modest.

“Vuçiç është komod. Ai ishte në Moskë, bisedoi me Putin, tha se presidenti Putin më dha këshilla shumë të mira e u nis në Uashington. Vuçiç tani e sheh veten të fuqishëm sepse ka shumicën e vendeve në parlamentin serb.

Opozita thuhet në Serbi nuk mori pjesë në zgjedhje sepse nuk donte të ishte prezent, kur të kishte marrëveshje me Kosovën. Faktori shqiptar shkon në negociata shumë më i dobët, në delegjitimitet. Sot kemi qeveri në Prishtinë që është në varësi të Listës Serbe, sepse ndryshe nuk ka pushtet. Duhet të ndryshojë mentaliteti i të gjithë faktorëve për negociatat”, u shpreh Mustafaj.

I pyetur se çfarë mendon në lidhje me kthimin e mundshëm të disa veteranëve në PD, Mustafaj tha se Lulzim Basha mund të dojë që të korrigjojë disa gabime të vitit 2017.

“Diskursin e hapjes Basha e ka bërë në mënyrë sistematike. Nuk e ka realizuar konkretisht, sepse nuk ka gjetur mekanizmat për të bërë tërheqëse PD-në për vlerat që i kanë ikur për arsye nga më të ndryshmet. Përfshirja e veteranëve duhet parë. Duhet respektuar anëtarësia në ato që thotë. Basha po përpiqet që të korrigjojë gabimet që ka bërë. Unë besoj se Bashës i duhet edhe eksperienca për të qenë më i fortë”, vlerësëoi Mustafaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re