Pas akuzave të Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një status në Facebook ai shkruan se nuk gjen dot fjalët për të shprehur indinjatën.

Ai bën me dije se do të shprehet publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!

RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”
/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re