Dosja në ngarkim të ish kryebashkiakut Qerim Isamilaj, ka mbetur në vend numëro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme rrezoi kërkesën e SPAK për kalimin e për gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, dhe ka rikthyer dosjen për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetit fqinj të Greqisë.

Por pavarësisht afatit prokuroria ende nuk ka sjell asnjë provë në afatin e lënë nga gjykata nga kthimi për plotësim të hetimeve. Në seancën e sotme prokuroria kërkoj që dhe mbi aktet aktualë të kaloj çeshtja per gjykim. Ndërsa avokati mbrojtës i Qerimajt, Andi Sënderaj kërkoi pushimin e ccështjes.

Kërkesa e avokatit u bazua pasi sipas tij vetë akti për të cilin u kthye ccështja mungon ende. Pas dëgjimit të palëve Gjkko vendosi ti lërë SPAK kohë deri më 20 shtator për të sjellë prova lidhur me faktin nëse ka patur dijeni Qerimi për akuzën në shtetin grek pasi deri tani nuk provohet me ndonjë akt sicc është provuar se si është komunikuar vendimi dënimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re