Dosja në ngarkim të kryebashkiakut Qerim Isamilaj, nuk ka kaluar sërish për gjykim. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për të dytën herë prokurorinë e Posaçme pasi dosja nuk është e plotë.

Gjatë seancës të kësaj së marte togat e zeza të gjkko-së i lanë sërish detyrë SPAK që të bëjë plotësim hetimesh, duke rrëzuar kështu kërkesën e strukturës antikorrupsion që dosja të kalojë për gjykim mbi aktet aktuale.

Gjatë seancës të kësaj të marte, mbrojtja e qerimajt kërkoi që çështja të pushohej vetë akti për të cilin u kthye çështja mungon ende, por edhe kjo kërkesë u rrëzua nga GjKKO
Togat e zeza vendosën në përfundim që ti japin kohë SPAK për plotësim të hetimeve deri më datë, 20 shtator.

Për kryebashkiakun e Mallakastrës nga verifikimet pas letërporosive zbuluan se zyrtari i lartë vendor rezulton i dënuar nga një gjykatë greke me 3 vite burg në mungesë duke u shpallur fajtor për veprën penale të konfliktit apo përleshjes, e barazvlefshme me veprën dëmtime të tjera me dashje në kodin penal shqiptar. Pasi rezultoi i dënuar kryebashkiaku u mor nën hetim nga SPAK për mosdeklarim

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re