Skip to content

Akuzat nga Erdogan, Fondacioni Soros vendos të tërhiqet nga Turqia

Fondacioni Soros tha se po tërhiqet nga Turqia, pak ditë pasi presidenti turk Erdogan akuzoi miliarderin amerikan për përpjekje për të destabilizuar vendin.

Fondacioni, i cili ka mbështetur projekte arsimore, të drejtat e grave dhe është e angazhuar për reforma demokratike, tha se akuzat  e Erdogan janë të pabaza dhe se për këtë shkak ata nuk mund të vazhdojnë të operojnë më në Turqi, sipas Reuters.

Kreu i sektorit turk të Fondacionit Soros, Osman Kavala ishte midis 13 aktivistëve të arrestuar këtë muaj me akuzat për mbështetjen e protestave masive anti-qeveritare në 2013.

Erdogan akuzoi Kavalën për financimin e protestave.

“Soros, hebreu i famshëm hungarez, qëndron pas Kavalas”, tha Erdogan.