Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

 

Organi i akuzës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”.

 

Referimi eshte bere qe ne muajin dhjetor. Prokuroria po kryen veprimet paraprake.

 

Një ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, kërkoi një hetim për shkelje dhe korrupsionin të Armando Dukës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re