Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj draft-Statutit për Asociacionin që Shqipëria propozoi për zgjidhjen e konfliktit në veri të Kosovës.

Kujtojmë që i pari që reagoi dhe kundërshtoi  draftin ishte pikërisht, Albin Kurti i cili tha se para të propozohej ky draft- Statut palët duhet të binin dakord në parim.

Po ashtu zyrtarë e analistë tjerë e kanë cilësuar këtë veprim të qeverisë së Shqipërisë, si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.

Të shumtë kanë qenë edhe politikanë e analistë që kanë rënë dakord me propozimin e bërë nga Shqipëria.

Rama shkruan se ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur fare se çfarë përmban ky draft-Statut i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë, “se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re