Kreu i Partisë së Lirisë, i pyetur nëse ka frikë se mund të futet në burg për çështje CEZ-DIA, por ai është shprehur se “nuk ia ndjen fare sepse është i pastër si kristali”.

Ndërsa për pyetjen nëse ka frikë se do të shpallet ‘non grata’ nga SHBA, Ilir Meta tha se nuk e ka problem këtë. Problem tha ai, “do të jetë kur Ilir Meta të shpallë ‘non grata’”.

Ndër të tjera, kreu i PL u shpreh i sigurt se do të jetë kryeministër i Shqipërisë dhe pas më shumë se 20 vitesh, do të marrë dhe një mandat si President i Republikës.

“Nuk më kërcet fare jo vetëm për CEZ-DIA, por për asgjë, sepse jam kristal i pastër. Por ky Dum-dumani është përpjekur të falsifikojë një proces të tërë, me të cilin merret që nga dhjetori i 2019 ka marrë përsipër se do të bëjë namin dhe para një mentori të vetë.
Nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës, do të merret me ato çështje që kanë qenë të mbyllura dhe kanë qenë të hapura me persona delinkuent dhe ai i çmenduri që ka qenë dënuar për dhunë në familje” u shpreh Meta.

Me tej kreu i PL tha se “një gjë e kam të sigurt, që do të jemi kryeministër i Shqipërisë dhe e kam të sigurtë do bëj dhe një mandat {residenti pas 20 e ca vitesh.

Nuk është problem “non grata”. Problem është kur të shpall Ilir Meta ‘non grata’. Këtë paralajmërim e ka bërë dhe kur ka qenë President”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re