Pas arrestimit te kryetarit te Bashkisë se Lezhës, Fran Frrokaj, ka reaguar ketë te shtune nënkryetarja Alfrida Marku, e cila thotë se kjo ngjarje është e motivuar politikisht. “Ne jemi te shqetësuar per mënyrën sesi nje hetim administrativ, i drejte ne thelbin e tij, u ndërtua dhe po përdoret per konsum publik e politik.
Z.Fran Frrokaj është dhe mbetet kryetari legjitim, i zgjedhur, i kësaj bashkie shprehet nënkryetarja. Marku shfajëson Frrokajn dhe nënkryetarin, duke thene se “këto dy pozicione nuk kane target ligjor dhe as te drejtat per te konsumuar veprën penale per te cilën akuzohen”. Ndërkohe dhjetëra qytetare jane grumbulluar përpara Komisariatit te Policisë se Lezhës, ne mbështetje te kryetarit Fran Frrokaj.
