Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj ka qenë e ftuar në studion e Fax News për të folur mbi procesin zgjedhor që po zhvillohet brenda PD-së për zgjedhjen e krerëve të degëve të partisë.

E pyetur mbi problemet që po shfaqen me akuzat për “fryrje” të listave të anëtarësisë, Hajdarmataj u shpreh se problemi më i madh ishte se shumë demokratë nuk rezultonin si anëtarë të PD-së në lista edhe pse e kishin kartën e anëtarësise dhe për këtë ishte dhënë një udhëzim teknik për të mos përjashtuar askënd në votime.

Pyetje: Janë bërë akuza të shumta në degë të ndryshme të vendit ku po zhvillohen zgjedhjet për krerët e PD-së sa i takon ‘fryrjes’ së listave me anëtarë, si do ta komentoni ju?

Hajdarmataj: Unë mendoj se problemi kryesor nuk ka qenë fryrja. Ne kemi gjetur një situatë më së shumti fiktiviteti nëpër lista. Nga referendumi i datës 18 dhjetor me listat që dispononte Komisioni i Rithemelimit u konstatua se të shumtë ishin ata demokratë të cilët nuk e kanë gjetur veten në lista kur kanë shkuar të votonin. Kjo u shoqërua edhe me një udhëzim teknik që nuk duhet të ndalohet askush që paraqitet për të votuar dhe ka një kartë anëtarësie. Nuk mund të përjashtohen themeluesit, që e kanë mbështetur PD-në. Është bërë një rifreskim i listave kryesore dhe u është bashkangjitur edhe shtesa e referendumit të 18 dhjetorit. Nëse i refererohemi disa rasteve, problemi që kanë demokratët është se paraqiten dhe nuk gjejnë emrin në listë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re