Skip to content

Akuzat për Gjykatën e Tiranës/ Reagon Bardhi: Berisha duhet t’i jap fund hipokrizisë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për Gjykatën e Tiranës.

Me anë të një postimi në Twitter Bardhi shprehet se Berisha duhet t’i jap fund hipokrizisë me demokratët dhë përçarjes së tyre.

 

“Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.”- shkruan ai.

 

Bardhi shkruan gjithashtu se duhet të jetë pikërisht vendimi i Gjykatës së Apelit për ‘vulën’ e Partisë Demokratike ai që duhet t’i hap rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.

 

“Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.”- është shprehur Bardhi në Twitter.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë