Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas akuzave për krìme lufte nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçi e Kadri Veselit.

Kryemadhi shprehet se lufta e UÇK-së ishte për çlirimin e popullit të Kosovës, kurse shton se e drejta do të fitojë sërish.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Lufta e UÇK dhe popullit të Kosovës për çlirim nga genocidi i Millosheviçit, ishte një luftë e drejtë dhe legjitime si të gjitha luftërat për liri dhe të drejta njerëzore të popujve.

Kjo luftë e mbështetur nga bota demokratike, nga vendet kampione të lirive dhe të drejtave të popujve, tashmë është çertifikuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe u kurorëzua më pas me pavarësinë e Kosovës.

Shpreh besimin e plotë që të gjithë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e kësaj lufte kanë vepruar në realizim të misionit sublim të popullit për çlirim nga shtypja, për liri dhe dinjitet kombëtar.

E drejta dhe liria e popullit janë gjithnjë ngadhënjyese! E drejta do të fitojë përsëri!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re