Për një periudhë kohe që nga mesi i tetorit e deri më sot, presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur të grumbullojë 495 milionë dollarë, ndërsa 207.5 milionë prej tyre i ka mbledhur pas ditës së zgjedhjeve, duke ngritur alibinë e manipulimit të procesit zgjedhor në disa shtete.

Nga 15 tetori deri më 23 nëntor, Trumpi ka grumbulluar mesatarisht nga 13 milionë dollarë në ditë. Shuma masive është arritur edhe si rezultat i thirrjeve të vazhdueshme të zyrtarëve të fushatës së tij.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave mund të shkojë për komitetin politik “Save America”, të cilin presidenti në largim mund ta përdorë për aktivitete të ndryshme pasi të largohet nga pushteti.

Që nga fundi i tetorit, zyrtarët e fushatës së Trumpit kanë shpenzuar 8.8 milionë dollarë për procese gjyqësore rreth rezultatit të zgjedhjeve në shtetet ku gara ka qenë më e rëndësishme.

Nga kjo shumë, 30 mijë dollarë kanë shkuar për këshillim ligjor nga Jenna Ellis, një nga avokatet më të rëndësishme të ekipit ligjor të Trumpit pas zgjedhjeve presidenciale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re