Policia e Shtetit kërkon hetim pasuror për Edmond Begon.

Nëpërmjet një shkresë blutë kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, ku i kërkojnë institucionit të akuzës hetim pasuror pasi biznesmeni dyshohet për pastrim parash.

Burime për Fax news bëjnë me dije se Mond Manol Irfan Bego ka kërkuar hetim për pastrim të produkteve të veprës penale parashikuar nga neni 287 i kodit penal.

Nga verifikimet e Policisë së Shtetit në fashikullin që i është dorëzuar prokurorisë se shoqëria” inert ekspres” në pronësi të biznesmenit ka porositur dy vila tek një pale sipërmarrëse “grea crost”, njërën prej të cilave në emër të subjektit që përfaqëson, më pas e ka shitur tek një person me inicilaet H. L .

Bego rezulton i dënuar në Itali për organizatë kriminale me 11 vite burg. Gjithshtu sipas shkresës se prokurorisë  thuhet nga policia se Bego, më 24 dhjetor 2009 është arrestuar në kryeqytet i idetifikuar me emrat Edmond Bego, Sajmir Sina, Belul Gjahtari, ku sipas policisë ky person ishte i përfshirë në organizatën e Aldo Bares.

Policia i kujton gjithashtu prokurorisë së Bego është ndaluar në 2018 teksa po kthehej në Shqipëri nga Korfuzi, ku kishte qenë me familjen.

Ai u ndalua me një pasaportë me identitetin Mond Bego, por mbi urdhër arresti të skaduar, në bazë të difuzionit të lëshuar nga Interpol Roma. Policia në materialin e saj thekson se Mond Bego është hetuar disa herë për pasuri, por në asnjë rast nuk ka pasur bllokim të pasurive të tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re