Kryedemokrati Lulzim Basha i ka quajtur gënjeshtra akuzat e Sali Berishës për portin e Durrësit.

Nga Durrësi ku ishte në një takim me tregtarët, i shoqëruar nga kandidati i PD-së për këtë bashki më 6 mars, Luan Hoti, Basha tha se ato janë sajesa që i përdorin sharlatanët për të bindur njerëzit për çështje të ndryshme.

“Projekti i Portit të Durrësit,. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin në politikë,. Për shkak të njkë teknike që ti bëjnë njerëzit të mendojnë apo të logjikojnë. I ushqejnë si fëmijët në çerdhe duke i futur lugën në gojë.

Nuk logjikojnë. Është ngritur një gënjeshtër sikur PD dhe PS, unë dhe i pari i qeverisë kemi pakt për portin e Durrësit. Është gënjeshtër. Ne qëndrojmë për transparencë. Ne e konsiderojmë aferë. Ne duam të shohim 6 mld të investohen aty, jo aq sa thonë këta 3 mld.

PD është pro zhvillimit të qëndrueshëm që krijon. Perspektivë të qëndrueshme dhe nuk dëmton ato asete shekullore të Durrësit që është logjistika portuale detare. Që të bëhet kjo, nuk bëhet duke sjellë një sheik. Kështu thanë dhe përpara disa vite më parë që do vijë sheiku e do ndërtojë një kullë në Buolevard.

Projekti i zhvillimit të Durrësit duhet të kalojë përmes konkurrencës dhe shpalosjes së ideve. Duhet të jenë të qarta dhe të vendosura, jo thjesht tek Nusreti i Dubait, apo tek Zuma e Dubait. Shembulli është ky” – tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re