Duke folur për akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me aktivitetin gjatë viteve në Kosovë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka cilësuar gjithçka shpifje. Ai shkoi edhe më tej, kur tha se tashmë është mësuar të dëgjojë fjalë të pavërteta ndaj tij,  duke e cilësuar madje edhe si djalin e Enver Hoxhës.

“Në politikë në Shqipëri, fatkeqësisht së fundi edhe në Kosovë, duhet të fillosh të ndërtosh një lëkurë të trashë. Thoni përkthyes, thoni  keshtu… Ore kjo është më e pakta që kanë thënë për mua. Mua më kanë thënë që je bir i Enver Hoxhës, mua më thonë  një herë në javë që nuk e kam familjen këtu e kam në Hollandë. Dëngla të tilla këpusin ditë për të ditë. N

ëse unë vrapoj pas çdo shpifje si ato që përmenden, unë nuk kam kohë të bëj detyrën që kam ndaj gjithë shqiptarëve, se unë jam kryetar i opozitës”, tha Basha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re