Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj  ka deklaruar se sot Gjykata ka vendosur që Sali Berisha të sillet me forcë në Gjykatë në 19 maj.

Deklaratat, Veliaj i ka bërë pas daljes nga GJKKO, ku ai bëri një padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha me akuzën e shpifjes.

Kujtojmë që Berisha e ka akuzuar Erion Veliajn për lidhjet me Iranin, akuza të cilat Veliaj i hedh poshtë, ndërsa kërkon që ish-kryeministri të përgjigjet ne gjykate.

“Sot isha unë nismëtari i një akuze ndaj Sali Berishës, që ka 30 vjet që mallkon por çdo gjë e ka një limit. Këto historitë me iranianë, Berisha duhet ti faktojë dhe provojë në Gjykatës. Ka shumë kohë që më fton në debat, por nuk është burrë por frikacak. Ka mbjellë urrejtje, pa pikë përgjegjësie.

Sot gjykata vendosi që më 19 maj në orën 10:00 Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për shoqërim të detyrueshëm dhe policisë do ti shkojë njoftimi që të sjellë Sali Berishën si të gjithë qytetarët e tjerë që të shkojnë në gjykatë dhe të provojë akuzat.

Policia sipas vendimit të gjyqtarit do të bëjë detyrën dhe ta sjellë forcërisht Berishën që të përballet me akuza dhe shpifje që janë të padenjë jo për një plak 80 vjeç por për këdo që jeton dhe angazhohet publikisht dhe që e ka përdorur prezencën e tij si një qysqi  për të shkatërruar normat në këtë shoqëri. Edhe pse në fushatë një orë për tu përballur me Berishën e kisha rezervuar. Unë erdha ai nuk erdhi”, tha Veliaj.

Ndërsa i pyetur në lidhje me dy çështje të tjera, njëra për inceneratorët dhe tjetra për përgjimet për dyshime se bashkia ka pasur kontakte me mafien Ndrageta, Veliaj u përgjigj: Nuk kam pasur asnjë kontakt. Në dallim nga Berisha unë nuk tremben të përballem në gjykatë. Një njeri që gënjen dhe shpif dhe që nuk vjen në gjykatë është një njeri që i kalon të kaluarës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re