Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i ka sugjeruar kreut të demokratëve Lulzim Basha, që të kallëzojë penalisht në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Deklarata e Ballës erdhi pas akuzave të herëpashershme të ish-kryeministrit Berisha, se Basha ka bashkëpunuar me Ballën në çështjen e Toyota Yaris.

“ Do kisha dashur që Basha të qëndronte në sallë. Bashës do doja t’i sygjeroja, meqë Sali Berisha na akuzon të dyve për “Toyota yaris” të bëjë të njëjtën gjë si unë me z. Basha. Unë z. Basha e kallëzova në gjykatë.

E mendoj që edhe z.Basha ta kallëzojë penalisht z.Berisha në gjykatë. Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha. ( i drejtohet Gazment Bardhit).

Ndaj përsëri i kërkoj z.Basha që ta kallëzojë z. Berisha. Por është karma, 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju me muaj e me vite dhe për gjërat që ju na keni akuzuar tani me pa të drejtë tani dëgjoni Saliun t’ua thotë ju”, – tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re