TIRANE– Në një kohë kur opozita sulmon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ky i fundit ka mbrojtur vëllain e tij që sipas tyre është pjesë e grupeve kriminale, avokati Ardian Visha ka një tjetër qëndrim. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Visha tha se Xhafaj nuk ka asnjë konflikt interesi lidhur me këtë çështje.

Ai theksoi se askush nuk duhet të penalizohet për çështje që lidhen me familjarët e tyre, kur personi në fjalë është korrekt me detyrën publike të tij. Mes të tjerash Visha tha se kjo histori me akuza ndaj Xhafajt iu duk si ajo e Don Kishotit.

A ka konflikt interesi ministri Xhafaj?Politika tek ne shfaqet shpesh herë si kalorësi kundër krimit. Për mua ishte si historia e Don Kishotit. Për mua ska asnjë shkelje. Ai ligj është miratuar në kohën kur Xhafaj nuk ishte ministër.

A e vë në vështirë nga pjesa morale kjo Xhafajn?S’më takon mua si mbrojtës ta them. Kam dyshim që koha kur familjarët bëjnë diçka, s’jam partizan që të merremi me motrat dhe vëllezërit, për faktin se i bëri e njëjta mitër. Nëse subjekti ka dhënë prova në shërbim të publikut, duhet të trajtohen të tillë.

Si eshte praktika e ekstradimeve?Kemi 600 persona të ekstraduar që nga vitit 2011. Asnjë italian nuk është ekstraduar në Itali dhe kemi çuar 600 shqiptarë atje. Kjo është qesharake. Por është edhe me kosto. Të dyja zyrat buxhetore konsumojnë para.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re