Kryetari i nismës “Thurje”, Endri Shabani, pretendon se në Shqipëri edhe liderë fetarë janë të korruptuar. Po kush konkretisht dhe si, nuk e thotë.

“Unë këtu kam parë edhe lider fetarë të korruptohen, pra pushteti të korrupton, ajo që mbetet është mëkanizmi i kontrollit qytetar…”, tha ky personazh nga shoqëria civile, që edhe pse i shpeshtë në media, vuan nga mungesa e një prestigj publik apo forcë imponuese.

Në rastin konkret, hedh akuza qesim, tipikisht nga ato të rëndomtat në Shqipëri që bëhen dhe nga figura publike, duke ushqyer mitin e së keqes në çdo gjë.

Si personazh debatesh, nga ato “pa bukë”, ai bën pis dhe figura që tek e fundit as nuk kanë lidhje me fonde publike e as kanë ndonjë peshë në vendimmmarrje politike.

Mbi të gjitha, Endri Shabani është larg jetës fetare dhe as që e njeh atë për të folur me kompetencë mbi ndonjë korruptim të pretenduar të njerëzve që drejtojnë punët aty. /tesheshi.com/  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re