Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon hodhi poshtë pretendimet ruse sipas së cilave, amerikanët po çojnë transportues raketash lundruese në Lindjen e Mesme, në parapërgatitje për një sulm ndaj forcave qeveritare siriane.

“Ajo që unë mund të them është se pretendimet ruse janë asgjë më shumë se propagandë. Kjo nuk është e vërtetë. Megjithatë, nuk do të thotë se ne nuk jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur nëse Presidenti Trump urdhëron një veprim të tillë”, tha Pahon.

Ministria e Mbrojtjes ruse tha më parë se Uashingtoni po forcon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme dhe shprehu shqetësimin se qëllimi është një sulm i mundshëm mbi forcat e qeverisë siriane.

Ishte zëdhënësi Igor Konashenkov ai që tha se një shkatërrues amerikan ka hyrë nga deti Mesdhe më 25 gusht, i armatosur me raketa “Tomahawk 28”, e cila mund të goditasë çdo objektiv në Siri.

“SHBA vazhdon të mbledhë një grup transportuesve të raketave lundruese në Lindjen e Mesme, si pjesë e përgatitjeve për një tjetër provokim në provincën e Idlibit”, tha Konashenkov.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re