Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nëpërmjet një lidhje “skype” ka dhënë një intervsitë për Fax News ku ka folur mbi vendimin e marrë së fundmi për krijimin e një bordi të menaxhimit për parkun e Butrintit.

Margariti tha se marrëveshja e re ishte transparente dhe do të shërbente vetëm në përmirësimin e shërbimeve. Ndërsa theksoi se parku i Butrintit, do të ishte ende në dorën e shtetit, por thjesht do të menaxhohej nga një bord i cili kishte synim shtimin e të ardhurave të cilat më pas do të investoheshin në shërbime.

Pyetje: Përse duhej që një “site” i rëndësishëm si parku i Butrintit t’i kalojë një fondacioni që do të merret me menaxhimin e tij?

Elva Margariti: Nuk po i jepet asnjë entiteti tjetër, po vazhdon të qëndrojë në dorën e shtetit dhe në menaxhimin e shtetit. Deri më tani parku kombëtar i Butrinit është i mirë-administruar nëpëmrmjet një bordi administrimi duke pasur mundësi të mbledhë më shumë të ardhura krahasuar me sitet e tjera. Por kemi parë që nëpërmjet një plani biznesi të detajuar, kemi parë që fondet që kemi në dispozicion nuk janë të mjaftuesheëm për të injektuar në këtë park më shumë shërbime.

Partneri vjen me një fondacion prej 5 milionë dollarësh. Dua ta theksoj, parku i Butrintit, ka qenë një prej parqeve që ka rrezikuar shumë por falë përkujdesjes së kësaj qeveria të ardhurat e grumbulluara kanë ardhur në rritje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re