Kryeministri Edi Rama i pyetur mbi akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se Prokurori i Elbasanit dhe drejtori i Policisë së Shtetit gënjyen mbi provat e ngjarjes së Elbasanit ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Rama iu drejtua gazetarit se është kurajo e madhe që të thuash diçka të tillë, por sipas tij ai nuk është në dijeni për diçka të tillë.

Ndërkohë për të mos folur më tej për këtë çështje, Rama tha se ka fituar Partia Socialiste dhe ndaj dëshironte që vëmendja të ishte aty, pasi për këtë çështje do të merret gjykata.

Rama:

Është kurajo e madhe të thuash që Prokurori dhe drejtori gënjejnë. Është kurajo e madhe, mua nuk më rezulton. Unë jam kryeministri dhe nuk jam as prokurori dhe as drejtori i policisë së shtetit. Unë po e dëgjoj nga ty dhe pse duhet të diskutoj një muhabet këtu. Është një çështje që duhet të vendoset nga gjykata. Gjyqet e opinionit publik janë pasi të mbaroj gjyqi i shtetit atje, nuk jemi në kohën e gjykatave popullore. Nuk kam asnjë mundësi të bashkohemi me këtë tezë. O zotëri, ore ka fituar zgjedhjet PS-ja ca është kjo. I vetmi filxhan i vërtetë ishte ai i Klanifornias. Keni humbur zgjedhjet, do ta nxjerrësh sondazhin.

(R.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re