Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për vjedhje.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se ka hyrë përmes tubacioneve të gazit vodhi një apartament.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fund të vitit 2013 kur shqiptari, me dy bashkëpunëtorë, përdorën këtë mënyrë për të vjedhur bizhuteri me vlerë 60 mijë euro.

Pavarësisht se policia e La Spezia kishte arritur që më parë të arrestonte dy bashkëpunëtorët, shqiptari nuk ishte kapur ende, ndërsa u dënua me katër vite burg në mungesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re