Akuzohen për fshehje pasurie/ Dy “ish-koka” të Kushtetueses kthehen në SPAK

640-0-610918a02bef1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Gjykata e posaçme ka rikthyer në SPAK dosjen e Bashkim Dedjas dhe Fatos Lulos.

 

Ish-kryetari i Kushtetueses Dedja dhe ish-anëtari i saj Lulo, akuzohen për fshehje të pasurisë.

 

Gjykata ka rikthyer dosjen në SPAK për plotësim, pasi nuk ishin pasqyruar të dhënat e plota për të ardhurat e tyre.

 

Më herët kjo gjykatë vendosi sekuestrimin e pasurive të tyre. Lulos iu sekuestrua një dyqan në rrugën e Durrësit, ndërsa dedjas një apartament në Golem të Kavajës.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë