Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-sekretares së përgjithshme së Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistes së nivelit të lartë, Laura Shteto.

Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se ish zyrtaret do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, Pasi Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Duro ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k.

Kjo kompani ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur për “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës”.

SPAK ndaj Duros ka ngritur akuzën e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Shteto akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re