Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës lë në burg 2 efektivët e “Shqiponjave” Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion.

Njëherësh, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin moskompetencën dhe t’ia kalojnë dosje SPAK.

Dy efektivët u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi morën 100€ rryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar që në të vërtetë ishte agjent i infiltruar i AMP.

Në momentin e ndalimit policëve iu gjetën 1400 €. Përpara arrestimit efektivët ishin vendosur nën survejim nga prokuroria pas disa kallëzimeve në adresë të tyre të qytetarëve për korrupsion.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re