Skip to content

Akuzohen për ndërtime pa leje në Sauk, reagon shoqëria “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”: Kemi leje nga Bashkia edhe për dy vila (DOKUMENTET)

Kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA” ka reaguar në lidhje me lajmin se 3 rezidenca ndërtim pa leje janë ndërtuar në zonën e Saukut.

Kompania bën me dije se ndërtimet kanë qenë me leje.

“Referuar shkresës së miratuar (bashkëlidhur në vazhdim), sipërfaqja totale e ndërtimit është 13666.6 m² mbi tokë dhe 10314.9 m² nën tokë. Ndërkohë, bazuar në situatën faktike në sheshin e ndërtimit aktualisht janë: 13094 m² sipërfaqe totale mbi tokë dhe 9199.1 m² sipërfaqe nën tokë”, thuhet në reagim.

Sipas kompanisë leja e ndërtimit është marrë për 33 vila, dhe momentalisht janë ndërtuar 31 të tilla.