Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës ka ndryshuar masën e sigurisë për tre nga personat e arrestuar dy ditë më pare në kuadër të operacionit “By Pass”. Bëhet fjalë për tre inxhinierët e ARRSH Tiranë, shtetasit Agron Hasa, Lekë Tushaj dhe Kastriot Braha, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Një ditë më pare, policia e Durrësit ekzekutoi vendimet e gjykatës, për të cilët ishte dhënë si masë paraprake në mungesë ajo e arrestit me burg. Gjatë seancës së sotme, e cila ka qenë për rivlerësimin e masës së sigurisë, gjykata ka caktuar arrest shtëpie për Agron Hasën, ndërsa për dy të tjerët, Kastriot Braha dhe Lekë Tushaj, detyrim paraqitje.

Personat në fjalë, së bashku me katër inxhinierë të tjerë të ARRSH-së që janë shpallur në kërkim, akuzohen për shpërdorim të detyrës në lidhje me lejen e dhënë për ndërtimin e një karburanti në aksin kombëtar Plepa-Rrogozhinë.

Po për këtë dosje, policia ka shpallur në kërkim edhe dy ndërtues që kanë kryer punimet për ndërtimin e  pikës së karburantit. Ndërtuesit, njëri nga Shkodra dhe tjetri nga Tirana, akuzohen për “Dhënie e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re