Skip to content

Akuzohen se abuzuan me dy vajza, gjykata lë në burg Andon Shosharin dhe Ardit Nanon në Berat

Gjykata e Beratit ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” shtetasit Andon Shoshari dhe Ardit Nano, pasi akuzohen për përdhunimin e dy të rejave.

20 vjeçari dhe 33-vjeçari ranë në pranga mbrëmjen e së enjtes me akuzën për përdhunimin e dy vajzave,njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe.

Të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie,pasi zona e jashtme e gjykatës ka qënë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve.

Mësohet se asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar në sallë se vajzat kanë gënjyer.

Ashtu siç edhe deklaroi dy ditë më parë,edhe sot para gjykatës nëna e 16-vjeçares Rudina Zerellari ka deklaruar në media se gjithçka është gënjeshtër dhe se vajza e saj është manipuluar për të denoncuar nga familja e të fejuarit,i shtyrë nga xhelozia sepse vajza ka qënë 6-muaj e martuar me Shosharin më parë.Të njëjtën deklaratë ka dhënë edhe mamaja e 20-vjeçarit Andon Shoshari,e cila ka kërkuar drejtësi për djalin e saj.

Prokurorja Denisa Perdja ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për të dy djemtë,ndërkohë që gjyqtarja Ardjola Çela,pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e avokatëve të Shosharit dhe Nanos,ka vendosur për ta masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40-ditë, deri në mbërritjen zyrtare të  ekspertizës mjeko-ligjore të kryer mbi vajzat. /