“Jam krejtësisht i pastër dhe vazhdoj takimet me popullin“.

Ky është reagimi i Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës në një prononcim telefonik për RTV Ora pak minuta pasi PD i kërkoi prokurorisë verifikimin e figurës së tij.

 “Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.” – thuhet në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD që i ka dërguar sot Prokurorisë.

I pyetur nga RTV Ora, Agim Kajmaku pranoi se ka punuar në Greqi por nuk ka pasur asnjë problem.

“Jam krejtësisht i pastër dhe vazhdoj punën në krye të bashkisë. Aktualisht jam duke vazhduar në takim me popullin“.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re