Ditën e sotme është shtyrë seanca gjyqësore ndaj gjyqtares Margjeka. Seanca u shty për shkak të mungesës së gjyqtares.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion. Nga përgjimet doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej gjashtë mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Mimoza Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua bashkë me të shoqin, Arben Cara, pasi akuzohet se mori gjashtë mijë euro për të nxjerrë nga burgu një të arrestuar, Orion Balin.

Bali kishte kontaktuar me avokatin e tij, Skënder Demiraj, burrin e Margjekës, Arben Cara, dhe më pas ai doli nga burgu dhe u qëndroi në arrest shtëpie.

Arrestimi u krye nga SPAK, dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive.

Margjeka u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të vogël për të rritur dhe meqenëse edhe i shoqi ishte në burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re