Policia e Korçës ka arrestuar 39-vjeçarin Sokol Mullaj, i shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Kontrata”.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, nga e cila ishte i implikuar dhe ish-drejtori dhe një punonjës i Postës së Korçës.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, në lidhje me ngjarjen e datës 14.07.2021, ku u finalizua operacioni “Kontrata”, si rezultat i të cilit u ndalua ish-drejtori dhe një punonjës i Postës Korçë dhe u morën masa shtrënguese ndaj disa punonjësve të tjerë.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë”, thuhet në njoftimine policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re